Çfarë është Home Assistance?

Le ta themi hapur – nuk mund të jemi të gjithë të mirë në gjithçka

Le ta themi hapur – nuk mund të jemi të gjithë të mirë në gjithçka. Mund të jeni shumë të zotët në përgatitjen e ushqimeve të shijshme apo në mësimin e biologjisë, por nuk u jepet doresh për të rregulluar shtëpinë. Sa mirë! Ka të tjerë që janë shumë të mirë në këtë gjë! Shërbimi Home Assistance siguron ndërhyrje urgjente në shtëpinë tuaj, riparime të shpejta dhe të sigurta të dëmtimeve, dhe paqe mendore gjatë ditës dhe natës.

Home Assistance pëfshin punimet hidraulike, elektrike, marangoz dhe xhamprerës, dhe nëse kjo nuk mjafton për ta rikthyer shtëpinë tuaj në gjendjen e saj origjinale, ne do të organizojmë të gjithë apunët e nevojshme shtesë.

Pse Home Assistance?

DEFEKTET NDODHIN

Është gjë normale që me kalimin e viteve të ndodhin dëmtime dhe defekte të ndryshme në shtëpitë tona, si për shembull prishjet e tubacioneve të ujit apo kullimit ose defekte të sistemit elektrik. Përveç këtyre defekteve tipike, disa të tjera janë të paparashikueshme. Dritaret dhe dyert e prishura, dyert e kyçura apo çelësat e thyer, kyçet e dëmtuar apo thyerjet nga hajdutët janë thjesht disa nga skenaret e mundshme të padëshiruara. Pas këtyre ndodhive puna duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur për ta bërë shtëpinë tuaj sërish të sigurt.

DEFEKTET NDODHIN

PRISNI GODITJE NË BUXHETIN TUAJ

Evitoni surprizat dhe minimizoni ndërprerjet e shkaktuara nga dëmtimet apo defektet. Jo vetëm që shtëpia juaj nuk do jetë në funksionim derisa të kryhen riparimet, por gjithashtu do të keni edhe kosto të konsiderueshme. Me kalimin e kohës, këto kosto nuk zhduken, ato priren të rriten.

PRISNI GODITJE NË BUXHETIN TUAJ

24 ORË NË DITË, 7 DITË NË JAVË

Dëmtimet dhe defektet nuk shqetësohen për orët e punës, ato ndodhin gjatë ditëve të javës, në ditët pushim dhe ndonjëherë edhe gjatë natës. Si të gjeni një punëtor të besueshëm në raste të tilla dhe në të njëjtën kohë t'i mbani kostot nën kontroll? Duke zgjedhur shërbimin Home Assistance, do ta zgjidhni gjithçka që më përpara me një vendim të duhur.

24 ORË NË DITË, 7 DITË NË JAVË

PAKETA E SHËRBIMIT

Call Centre

Call Centre

Thjesht na telefononi. Call Centre është në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Diagnostifikim i dëmtimeve dhe defekteve

Diagnostifikim i dëmtimeve dhe defekteve

Gjërat bëhen me radhë. Së pari ne bëjmë një diagnostifikim profesional të defektit apo dëmtimit për t'ju siguruar shërbimin e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Hidraulik

Hidraulik

Shërbimi i hidraulikut mbulon riparimet e sistemit të tubacioneve në shtëpinë tuaj.

Elektriçist

Elektriçist

Shërbimi i elektriçistit mbulon riparimet e instalimeve elektrike në shtëpinë tuaj.

Specialis kyçesh

Specialis kyçesh

Shërbimi i specialistit të kyçeve mbulon riparimin e dyerve të jashtme dhe dritareve të shtëpisë tuaj, si dhe hapjen e dyerve.

Marangoz

Marangoz

Shërbimi i marangozit mbulon riparimin e dyerve të jashtme dhe të dritareve të shtëpisë tuaj.

Xhamprerës

Xhamprerës

Shërbimi i xhamprerësit mbulon riparimin e dyerve të dritareve të shtëpisë tuaj.

Shërbime të tjera

Shërbime të tjera

Organizimi i shërbimeve të tjera dhe riparimeve për ta kthyer shtëpinë tuaj në gjendjen e saj origjinale.

Planifikoni paketën tuaj ideale të shërbimit në pikën e shitjes.

Kur dhe si të përdorni Home Assistance?

Përdorni Home Assistance shpëtoni nga shqetësimet shtesë. Nëse ka një defekt apo një dëmtim në shtëpinë tuaj dhe kështu ajo nuk është më funksionale, na telefononi në çdo kohë dhe ne do t’ju gjendemi pranë. Ne gjithmonë jemi vetëm një telefonatë larg!

Ku dhe si ta merrni Home Assistance?

Ju mund ta porositni shërbimin Home Assistance me kompaninë tuaj të sigurimeve, bankën, kompaninë e telekomit, apo me kompaninë e kartës së kreditit si pjesë integrale të produkteve të tyre ose si produkt më vete. Porositeni shërbimin Home Assistance shpejt dhe lehtë vetëm me një klikim përmes shitjeve online, zgjidhjeve të aplikimit apo personalisht në degët tona. Cilado që t’iu përshtatet më mirë!